Muzikë

“Cello Duo” shfaqi një program të mrekullueshëm

Një program i mrekullueshëm i organizuar nga shoqata joqeveritare “Cello Duo” u mbajt për nder të Festës së 28 Nëntorit. Në skenë u prezantuan me pika të ndryshme muzikore me motive popullore, folklorike e patriotike. Publikun e rrëmbyen edhe valltarët e Ansamblit “Gjilani” me disa koreografi e valle të shkëlqyera popullore. Nën moderimin e Albunita Kadriu në skenë u ftuan të performojnë këngëtarë të ndryshëm gjilanas e nga Lugina e Preshevës nën përcjelljen e mrekullueshme të orkestrës në përbërje; Burhan Azizi- fizharmonikë i cili njëherit ishte udhëheqës i orkestrës dhe aranzhues i të gjitha këngëve për orkestër, Blerinë Abdyli- violinë, Reshat Beqiri- kitarë, Arsim Baftiu- bas kitarë, Ernes Aliu- bateri, Flamur Bucaliu- piano, Bekim Rexhepaj- klarinetë. Pikat muzikore ishin këto: Lumturie Shabani- Mora Fjalë Diana Toska- Rrjedh në këngë e ligjërime Finesa Selimi- Moj e bukura Arbëri Blend Ibrahimi- Udhët e mia Zyrije Bajrami- Agimet shqiptare Elona Sadiku- Margjelo Rina Kurteshi- Albulena Gramos Daku- Malesori Grupi i Këngëtarëve- Potpuri, Pa bashkim nuk ka fuqi dhe Xhamadani kuq si Gjaku Yllka Dema- Unë biri yt kosovë si dhe dueti përmbyllës nga Lumturie Shabani dhe Elona Sadiku- Shqipëri o Vendi im Drejtoresha e shoqatës Arzie Jusufi u shpreh se është tejet mirënjohëse për të gjithë punën e mrekullueshme që e kanë bërë të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti falenderoi Komunën e Gjilanit, Drejtorinë për Kultur Rini dhe Sport në Gjilan me drejtor z. Kushtrim Zeqiri, Teatrin e Gjilanit me drejtor z. Erson Zymberi, skenografia, ndriçimi, xhirimi dhe fotografimi nga ArtFabe Production, zërimi Dj Albani, ton mjeshtër Besim Baftiu që e mbështetën realizimin e këtij projekti.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61553851396714&mibextid=LQQJ4d

You Might Also Like