Debatik Curri, kryetrajner i Prishtinës është ndarë i zhgënjyer pas barazimit 0:0 me Gjilanin. Pas ndeshjes ai ka thënë:
“Rezultat zhgënjyer për ne. Ishim favorit, kundërshtari luajti me lojtarë të rinj. Ne ishim në presion, luajtëm me sulmues të cilët dështuan. Asgjë nuk falet, armiku i vetës ishim. Na mungoi qetësia, finalizimi e preciziteti. Duhet më lehtë t’i zgjidhim këto situata”, ka thënë Curri, që shtoi se sulmuesit nuk u vendosën mirë e as disa ndërrime nuk na ndihmuan, andaj nuk morëm më shumë./kryelajmi.com/.