Kamenicë

Dardanapress  mbanë konferencë për media

Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”,  ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit .

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara  gjatë implementimit të projektit.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza, punëtoria, debate dhe trajnimeve janë : Restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore, Rregullimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, Përcaktimi i personave për mirëmbajtjen e monumenteve, Shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, Shndërrimi i disa objekteve në bujtina me qëllim të rritjes së vizitorëve, Shenjëzimi i shtigjeve dhe emërimi i tyre, Ndalja e degradimit të monumenteve të trashësisë kulturore, Shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me pllaka, Hapja një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, Vazhdimi i gërmimeve në kalanë e Kolinës, Vazhdimi i gërmimeve dhe hulumtimeve në kalatë e shumta që gjenden në Komunën e Kamenicës, Formimi i një komisioni për regjistrimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, Ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen artefakteve dhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, Caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, Organizimi i vizitave monumenteve të trashëgimisë kulturore,
Organizmi i orëve mësimore nëpër shkolla për trashëgiminë kulturore, Vedisimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e monumenteve.

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorive komunale për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Në konferencë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete , zyrtar nga zyra e kryetarit të komunës, zyrtar nga zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, zyrtarë të drejtorive komunale, organizata të shoqërisë civile dhe media.

You Might Also Like