Viti

Dega e LDK-së del me komunikatë

Përmes një komunikate dhënë për medie, Dega e LDK-së në Viti  është prononcuar edhe rreth “Skandaleve”  të njërit nga  kandidatët për kryetar të komunës së Vitisë.Në këtë komunikatë vec tjerash thuhet:

Të nderuar qytetarë të Vitisë, dega e LDK-së në Viti si fituese e zgjedhjeve të vitit 2013, ka qeverisur e vetme dhe (me sukses të plotë) mbi parimet e ligjshmërisë, rregullshmërisë,efikasitetit, ekonomizimit dhe zhvillimit lokal ekonomik, në përputhje me ligjet në fuqi. Këtë e konfirmojnë edhe ministritë e linjave dhe shumë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë, dega e LDK-së në Viti është në vlugun e fushatës zgjedhore, e përgatitur si kurrë më parë, me program qeverisës dhe strategji 4 vjeçare, program që po i afron qytetarët rreth kandidatit për kryetar të Komunës tonë Sokol Haliti.

Dega e LDK-së në Viti, shpreh keqardhje rreth të bërave dhe të pabërave, rreth knadidatit për kryetar nga LVV në Viti, Salih Salihu.

Ua bëjmë me dije qytetarëve vitias se aktivistët e LDK-së nuk qëndrojnë prapa këtyre informacioneve në rrjetet sociale, se konsiderojmë se për këto kompetent janë organet e drejtësisë.

Fundi i fundit skandalet e individëve dhe subjekteve politike, qofshin private dhe familjare nuk na bëjnë përshtypje.

Ne si degë e LDK-së angazhohemi për raporte të mira ndërpartiake dhe për fushatë të qetë zgjedhore. Thuhet në komunikatën e dërguar nga Komisioni për informim i degës së LDK-së në Viti../ Aziz Zuka

You Might Also Like