Dega e LDK-së në Viti si subjekt më i madhë politik në këtë komunë, qysh nga sot ka nominuar 4 kandidatë të saj për deputet në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme të 6 Tetorit 2019.
Sipas burimeve tona, kandidatët e kësaj partie të cilët kanë gjetur mbështetje për të garuar në këto zgjedhje janë: Hasan Alia, aktualisht zv/kryetar i komunës së Vitisë , Drilon Pira, profesor, dhe aktualisht anëtarë i Kryesisë Qendrore të FR të LDK-së, Fatbardha Emini ,aktualisht drejtoreshë e Arsimit dhe Veton Ademi, ish Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Viti.
Të themi se që të gjithë të propozuarit janë kuadro të dëshmuara të LDK-së dhe njerëz që janë dëshmuar në punët e tyre, pos si profesionist, edhe si anëtarë të devotshëm të LDK-së dhe aktivistë të dëshmuar, është thënë në arsyetimin e dhënëpër kandidatët e nominuar .Aziz Zuka