OPINION

Derbi gjilanas vazhdon “ekskursionin” nëpër Kosovë

Derbi në mes Dritës dhe Gjilanit, dikur në kohërat më të vështira ishte krenari e festë, ku kishte emocione të gëzimit e të hidhërimit. Qyteti stolisej me ngjyrat ‘bardh e kaltër’ e ‘kuq e bardh’.

Për të qenë prezent në derbi, tifozët nuk i pengonte as vapa, shiu e dëbora, por fatkeqësisht tani gjithqka duket së është zhdukur, është shuar atmosfera e rivaliteti në mes dy klubeve, të cilat mbi dy dekada i kanë dhënë gjithqka futbollit të Kosovës.

Tifozët e qytetarët e Gjilanit jetonin për këtë derbi, ku ndeshja pritej me padurim gjatë tërë vitit, por tani kjo dëshirë po ju ndërpritet sepse derbi ose zhvillohet pa tifozë në Gjilan ose bënë ‘ekskurzione’ në stadiumet e qyteteve të Kosovës.

Kjo është e tmerrshme!

Ky është një mëkat i madh për dy klubet duke pësuar fillimisht humbje të mëdha financiare, për të cilat asnjëherë askush nuk ju dha llogari, përkundrazi ato vazhdohen edhe injorohen nga institucionet kompetente.

Qytetarët, dashamirët e futbollit, tifozët ‘Intelektualët’ e ‘Skifterat’, i kanë harruar emocionet e derbit pa fajin e tyre, por me fajin e politikës së gabuar dhe premtimeve boshe të politikanëve, duke i bërë si ‘lypsar’ dy klubet për të gjetur një stadium për ta zhvilluar derbin e tyre.

Tani duket se të gjithë janë dorzuar dhe kanë humbur shpresat se një ditë derbi do të zhillohet në qytetin e Gjilanit në mënyrën se siq i ka hije një derbi.

Të dielën do të zhvillohet derbi gjilanas i 45-të kampional (pas lufte), në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku edhe këtë here ky rivalitet nuk do ta ketë atmosferën që ishëm mësuar ta shihnim dikur.

You Might Also Like