OPINION

Derbi më i madh në Shqiptari në kohë pandemie!

 

Nderim Isufi

 

Gjithmonë kemi shkruar për derbin më të madh në trojet shqiptare në mes Gjilanit dhe Dritës, kemi tregu statistika të ndryshme, kemi treguar se çfarë interesimi ka ky derbi jo vetëm në Anamoravë, por edhe më gjerë, si fillojnë të përgatiten ekipet taktikisht e psiqkisht, si fillojnë tifozët të përgatiten për të dominuar qytetin dy javë para derbit, etj etj.

Miro ky derbi në mes Gjilanit dhe Dritës do të mbahet në mend që po zhvillohet edhe në një kohë jo të zakontë pa publik, jo për shkak të ndonjë dënimi që kanë marrë  klubet, por për shkak të përhapjes së pandemisë Covid 19 i njohur si Corona, që ka marrë jetën e qindra mijëra njerëzve në mbar botën.

Edhe pse kjo pandemi mund ta zbeh derbin më të madh në Shqiptari në mes Gjilanit dhe Dritës, unë besoj se edhe gjatë ndeshjes, por edhe para e pas ndeshjes do të ketë shumë befasi nga tifozët.

Po ashtu ky derbi i kësaj kohe të pandemisë do të jetë përcaktues se cila nga këto dy ekipe do t’ia sjell qytetit të Gjilanit titullin e kampionit.
Paramendoni po të ishte publiku në këtë ndeshje sa rekordi kishte për t’u thyer sa i përket shikushmerisë.

Jo vetëm ne gjilanasit po e gjithë Kosova duhet të krenohet me derbin me të madh në Shqiptari në mes Gjilanit dhe Dritës. Ky derbi është një vlerë dhe pasuri shtetërore, ky derbi është një kulturë sportive dhe njerëzore, ky derbi është vet jeta e  jonë, ky derbi urgjentisht duhet të futet në datat shtetërore si një vlerë dhe pasuri shtetërore.

Këtij derbi fatkeqësisht po i mungon edhe infrastruktura sportive, stadiumi i qytetit duhet t’i lëviz ma shpejt punimet që të na mundësohet që këtë derbi ta përcjellim ashtu si e meritojmë ne dashamiret e futbollit.

Derbin Gjilani – Drita nuk ka mund ta ndal Serbia e pe ndal kjo pandemia.

Me respekt nga Kryeqyteti i futbollit Shqiptar GJILANI.

 

You Might Also Like