LAJME

Devijuan gypin kryesor të ujit shkaktuan shumë probleme

Këshilltarët komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, të mbështetur edhe nga ata të PDK-së dhe Nisma-s, kanë qëndruar në lagjen “Dheu i Bardhë”, për të parë nga afër devijiminn e gypit kryesor të ujit, që ka muaj që po qëndron në këtë gjendje.

Nevzad Isufi, shef i grupit të LVV-së, Riza Abdyli Shef i grupit të PDK-së dhe Mimoza Kadriu-Qerimi shefe e grupit të Nisma-s, kanë thënë që kjo papërgjegjësi e pushtetit dhe e organeve kompetente, po tregon seriozitetin e tyre karshi qytetarëve të Gjilanit.

“Ne nuk jemi kundër ndërtimeve private, por jemi kundër prishjes dhe shkatërrimit të pronës publike dhe lënies së rrugës në këtë gjendje, e cila paraqet edhe rrezik për kalimtarët, sidomos natën, kur mungon edhe ndricimi publik. Si pasojë e kësaj është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe kabllovikut, ndërsa nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim asnjë organ përgjegjës. Ndërsa, e dijmë që ndërtimi i objekteve mbi infrastrukturë kryesore qoftë ajo e ujësjellësit apo tjetër, është e ndaluar. Por, edhepse kanë qenë të njoftuar përgjegjësit si nga komuna, poashtu edhe nga drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Inspeksionit, deri më tani nuk është marrë asnjë masë veprimi, me arsyetimin se ka skaduar leja e fillimit të punimeve”, ka thënë Nevzad Isufi, shef i grupit të LVV-së.

“Realisht, këtu përgjegjësia është e komunës dhe e institucioneve tjera sic është Hidromorava, e cila duhet të jep pëlqimin për kycjenn në ujësjellës, por nuk besojë që ka dhënë pëlqimin për zhvendosjen e gypit kryesor të ujësjellësit. Kjo ka kohë që është në këtë gjendje, ka tre muaj, ndërsa komuna nuk ka siguruar të paktën kushte për evitimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët e kësaj lagje. Prandaj ne jemi sot këtu, për ta ngritur shqetësimin e banorëve të kësaj lagje, të cilët kanë paraqitur qe një kohë shqetësimet e tyre për këtë problem”, ka thënë Shefik Surdulli nga radhët e PDK-së.

Ndërkaq, shefja e grupit të NISMA-s Mimoza Kadriu Qerimi, ka thënnë se edhe ne si qytetarë dhe si grupacion politik, i kemi dalë krahë shqetësimit të ngritur nga qytetarët e kësaj lagje, lidhur me devijimin e gypit kryesor të ujësjellësit. Por, fatkeqësisht ky nuk është problem i vetëm, sepse rrjedhje të ujërave të zeza kemi edhe në lagje të tjera të qytetit, gjë për të cilën kompania “Hidromorava” nuk jep përgjegjësi aspak, duke mos intervenuar për të evituar cfarëdo parregullësie që është në dëm të qytetarëve. Prandaj, ne bëjmë thirrje që ky problem të zgjidhet dhe të lirohet rruga, ka shtuar në fund Kadriu.

Ndërsa, qytetarët të cilët iu bashkuan kësaj vizite, thanë që presin që më në fund ky problem të zgjidhet, pavarësisht se kanë dërguar ankesa të shumta në drejtim të organeve kompetente, por që për fat të keq që të gjitha kanë hasur në vesh të shurdhër.

You Might Also Like