Viti

Disa familje të “Lagjes së Re” të Pozharanit pa rrjet të kanalizimit!

Banorët e mbi 23 shtëpive të fshatit Pozharan të Vitisë që jetojnë përballë shkollës fillore “Halil Alidema”, nga fillimi i rrugës ku gjendet sheshi “Mejdi Korrani” në gjatësi prej 500 metrash përgjatë rrugës Pozharan-Sllatinë e Ulët, nuk janë të kyçur në rrjetin e kanalizimit.

Një problem të tillë e kanë edhe rreth 8 familje të lgjës Terziu,Rama të cilat ende nuk janë të kyqura në rjetin e kanalizimit tashë e afër 10 vjet që kur është ndërtuar rrjeti I kanalizimit në këtë lokalitet,Banorët e ktyre familjevejanë të mllefosura në qeverinë komunale aktuale por edhe në ato të mëhershme.

“Kemi problem me kanalizimin, ka qenë kryetari nga Sllatina, ai edhe dy javë i kishte mandat e ka thënë që besën e ke që si të zgjidhem unë prapë kryetar, kam me ardh me rregullu kanalizimin, ai u largu, erdh një i Beguncës, kemi qenë te ai katër vetë, e ai na tha që besën e ke se në muajin e tretë kam me qitë bagerin edhe kam me ua rregullu pasi qenkeni para shkollës, tash u bo i dyti mandat kurgjo nuk ka prej tij, u bo 10 vjet gati”, tha Ramadan Berisha,pensioner.

Ai ka treguar se pusetën e kanalizimit para shtëpisë së tij e pastron një herë në dy muaj, me anë të një cisterne me ujë të cilën e paguan 50 euro.

“E marr cisternën privat, ia jap 50 euro, e pastron dhe e qet në ara, 50 euro për një herë”, ka rrëfyer Berisha.

Edhe Halim Maksuti, një banor tjetër i kësaj lagje ka deklaruar se mbeturinat dhe uji i kanalizimit kthehen tek shtëpia e tij dhe kalojnë rreth themelit të saj.

“Si po shihet kanalizimi është total i mbyllur, shihet se si vjen uji i rrugës kryesore rreth themelit të shtëpisë. Kanalizimi duhet të punohet tej e përtej fshatit që të pastrohet dhe shtëpia të mos ketë rrezik. Muri po shihet që ka fillu me ra në tokë, po shihet themeli deri në fund”, ka theksuar Maksuti.Keta banor shpresojnë se së paku problem I tyre do të zgjidhet mbase jo sivjet por vitin e ardhshem sepse si thonë këtë atyre u kanëpremtuar zyrtarët komunal,Aziz Zuk

You Might Also Like