Vetëm 19 ditë pas Epopesë së lavdishme të Jasharajve në Prekaz, një tjetër betejë heroike shpërtheu në zemër të Dukagjinit, në Gllogjan, ku kulla madhështore e Haradinajve dhe trimat e saj ngrihen në mbrojtje të atdheut.
Më 24 mars 1998, në zemër të Dukagjinit, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i dolën përballë forcave të shumta serbe, duke u bërë mburojë për popullin dhe duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare.
Sot, në përvjetorin e 27-të të kësaj beteje të lavdishme, kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përjetshme dëshmorët e rënë, heronjtë që i dhanë jetën lirisë dhe trimat që e mbajtën të gjallë flakën e qëndresës.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!
Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan