Libri

Doli nga shtypi libri “Shkolla e mesme e Pozharanit 1977-2018/ Monografi/ “ e autorit Prof .Naser Beqirit

Ky libër i përkushtohet, profesorëve, nxënësve dhe kolegëve ku kaluam pjesën më të madhe të jetës, por edhe të gjithë atyre që në mënyra të ndryshme ndihmuan këtë institucion shkollor – Autori

 Nga : Aziz Zuka

Këto ditë doli nga shtypi Libri monografik i autorit Prof.Naser Beqirit me titull “Shkolla e mesme në Pozharan / Monografi/ 1977 -2018” që në tërësi i kushtohët themelimit dhe funksionimit të shkollës së mesme në lokalitetin më të madhë të komunës së Vitisë por edhe mbase të Anamoravës në Pozharan.

Libri që është një historik i shkurtë por mjaftë domethënës për funksionimin e shkollimit të mesëm në Pozharan, pos atij në Viti.

Monografia e autorit Naser Bqirit që është edhe profesor shumëvjeçar në këtë Shkollën e mesme mikse “”Kongresi i Manastirit” tash e më herët ishte paralele e ndarë e Shkollës së mesme “”Boro e Ramizi”” në Viti dhe më pastaj Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” është vërtetë një punë përkushtuese e prof .Naser Beqirit, /që ka ligjëruar dhe ligjëron edhe tash gjuhën frënge / kushtuar historikut të kësaj shkolle.

Monografia “Shkolla e mesme në Pozharan 1977-2018” do të jetë së shpejti në duart e lexuesve dhe të interesuarve të tjerë, e veçmas të ish profesorëve dhe ish nxënësve të kësaj shkolle, për të përkujtuar ditët e tyre të largëta, kur kishin ligjëruar dhe ishin ulur në bankat e kësaj shkolle që ishte një e arritur e madhe në mësimnxënie dhe mësimdhënie .

Ky libër me vlerë historike për periudhën për të cilën bëhet fjalë vije në 42 vjetorin e hapjës së kësaj shkolle e që nuk duhet harrur se për hapjen dhe themelimin e shkollës së mesme meritë shumë të madhe kishte edhe ish kryetari i atëhershëm i komunës së Vitisë, i ndjeri mr.Idriz Halabaku, i cili disa vite kishte punuar si profesor në Viti.Ai së bashku me përfaqësuesit e qytetarëve të Pozharanit madje bënë shumë punë edhe në meremtimin me punë vullnetare të ndërtesës së shkollës ku nisi punën dhe ku punon edhe tash, SHMM “’Kongresi i Manastirit””në Pozharan.

Monografia e Shkollës së mesme në Pozharan e autorit Prof. Naser Beqiri, ka 150 faqe dhe në te në mënyrë kronologjike me fotografi e fjalë dhe me biografi të shkurtëra janë përfshirë të gjithë profesorët e dikurshëm, por edhe ata që janë duke punuar edhe sot, e në të janë edhe fotografi të klasëve që nga themelimi e deri më tash të nxënësve të kësaj shkolle e që përfshihen nga të gjitha fshatrat e veriut të komunës së Vitisë të cilët kanë ndjekë mësimin në këtë vatër të diturisë.

 

You Might Also Like