Saga për mbrojtësin Drin Govori merr fund. Mbrojtësi i krahut të majtë ka firmosur me Bashkimin e Koretinit deri në fund të edicionit, raporton Gazetasheshi.com.
Ish-anëtari i Vushtrrisë ka vendosur të transferohet në klubin e “Anamoravës” pas aventurës disa ditore që pati me kampionët në fuqi të Dritës.
Futbollisti kryeqytetas pritet të prezantohet të premten më 1 shkurt në Koretin, së bashku me gjashtë futbollistë të tjerë.
Kutojmë që Govori është produkt i akademisë së 2 Korrikut.