Një pjesë e parë pa gola dhe një tjetër e dytë me gola plotë kanë qenë e veçantë e ballafaqimit ndërmjet Dritës dhe Drenicës të luajtur këtë të dielë në Gjilan.
Në gjysmëpjesën e parë Drita ka patur shumë raste, por përkundër një mori sulmesh ekipi bardh e kaltër nuk ia ka dalë të shënojë.
Krejt ndryshe ishte në pjesën e dytë, kur fillimisht në minutën 57, Përparim Livoreka arriti më në fund që të zhbllokoj rezultatin, duke realizuar golin e parë për vendasit, 1-0. Me të shënuar golin e parë, vendasit sikur u liruan dhe në minutën 66, Kastriot Rexha dyfishon epërsinë për skuadrën vendas. Mysafirët të hutuar totalisht posa u nisën nga qendra e humbën topin dhe në aksionin vijues të vendasëve shkaktuan penalti. Dënimin më të rëndë e ekzekutoi Fidan Gërbeshi dhe trefishoi rezultatin në 3:0.