Futboll

Drita – Dukagjini luhet të dielën

Ndeshja vendimtare për mbetje në elitën e futbollit kosovar ndërmjet Dritës së Gjilanit dhe Dukagjinit të Klinës do të luhet këtë të diele me fillim në ora 16 në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Drita është radhitur në pozitën e nëntë në Superligën e Futbollit të Kosovës, derisa Dukagjini i Klinës ishte i katërti në Ligën e Parë të Kosovës.

Drita edhe si ekip, por edhe si pjesëmarrës në lojarat e barazhit ka më shumë përvojë se sa ekipi i Dukagjinit. Kjo është hera e tretë radhazi që Drita ballafaqohet në një ndeshje barazhi. Të dy herët e kaluara ia kishte arritur qëllimit e në kampin gjilanas besojnë se do t’ia arrijnë qëllimit edhe herën e tretë.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Ferizajt dhe Vllaznisë, e cila do të luhet një ditë më parë (e shtunë) me fillim në orën 16.

Se kush do të jetë anëtar i Superligës së Kosovës në Futboll do të vendoset vetëm me një ndeshje. Në rast se pas 90 minutave ndeshja mbetet baraz, atëherë do të luhet dy herë nga 15 minuta e nëse edhe pas kësaj nuk dihet fituesi, atëherë do të ekzekutohen penaltitë.

You Might Also Like