Futboll

Drita e gatshme për fitoren e parë para shikuesve të vet

Drita pret Lirinë në fushë të vet e vendosur si asnjëherë më parë për të shënuar fitore, që do të ishte e para shikuesve të saj. Ekipi gjilanas ishte shumë i pafat në disa ndeshje, por loja e tyre është në ngritje dhe më në fund pritet që të shënohet fitorja, që do të ishte e dyta në këtë kampionat, pasi që ekip bardh e kaltër, fitoren e parë dhe të vetmen e kishte shënuar që në xhiron e parë në ballafaqim me Trepçën në Mitrovicë.

Drita do t’a ketë përballë Lirinë e Prizrenit, ekip ky që sivjet po tregon një formë të qëndrueshme, por ekipi prizrenas më i fortë është në fushë të vet se sa jashtë. Ekipi nga Prizreni, lojërat i zhvillon në fushë me barë artificial dhe në këtë aspekt gjithnjë po tregohet më i mirë se ekipet që i mirëpret, por krejt ndryshe është kur luan jashtë, ku si duket nuk po mund të gjendet mirë në barë natyral.

Drita për momentin renditet në pozitën e dhjetë dhe nga katërmbëdhjetë ndeshje ka grumbulluar shtatë pikë, derisa Liria është në pozitën e gjashtë me 19 pikë të tubuara.

Ndeshja nis këtë të diele me fillim në orën 13.

You Might Also Like