Futboll

Drita me spektakël e mbyll pjesëlojën e parë

Dritës i kanë mjaftuar 25 minuta për të demoluar Gjilanin, në kryederbin e javës së XXVI që po zhvillohet në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

As optimistët më të mëdhenj nuk do të kishin mundur të paramendojnë që në minutën 25 rezultati do të ishte 3:0 për bardh e kaltërit, të cilët patën një paraqitje të shkëlqyeshme.

Fillimisht Almir Ajzeraj në minutën 12 e ka zhbllokuar rezultatin për të sjellë vendasit në epërsi 1:0. Mysafirët nuk po i besonin vetës se pranuan gol, kur pas pesë minutave erdhi ndëshkimi i dytë, tashti me golin e Rron Brojës (2:0) e në minutën 24 erdhi edhe goli I tretë nëpërmjet Arb Manaj  që shënoi për 3:0.

Për të plotësuar debaklin e Gjilanit në pjëslojën e parë është përkujdesur Denys Kostyshun që në minutën 42 shënoi për 4:0, që ishte rezultati i pjesëlojës së parë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like