Drita ka shfrytëzuar pushimin për ndeshjet e kombëtareve për të zhvilluar një ndeshje miqësore.
Skuadra bardhekaltër ka qenë nikoqire e Vitisë në një ndeshje të zhvilluar në Gjilan.
Dy rivalët rajonal u përballen mes vete, ku pas 90 minutave ishin gjilanasit që triumfuan lehtësisht me rezultat 3-1.
Gilberto Fotunato realizoi golin e parë, Izahir Emini të dytin dhe kapiteni Ardian Limani të tretin për Dritën.