Drita ka triumfuar në miqësoren e rradhës, teksa ka mposhtur qipriotët e Olimpiakos Nicosia me rezultat minimal 1-0, raporton Gazetasheshi.com.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi qendërmbrojtësi Sadat Berisha, i cili realizoi me kokë në minutën e 34-të të ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e dytë më rradhë e ish-kampionëve të vendit në tokën bullgare, pasi që ditë më parë mposhtën ekipin e Struga Trim & Lum me rezultat minimal 1-0. Në atë sfidë kishte realizuar Fidan Gërbeshi nga penaltia.
Më poshtë goli i Berishës ndaj ish shokut të skuadrës Mario Kirev që tashmë është transferuar te skuadra qipriote.