Që në minutën e pestë Drita pati një rast shumë të mirë, kur pas harkimit nga e majta të Almir Ajzerajt, Kastriot Selmani me kokë gjuajti në këndin e poshtëm të majtë të portës, por portieri Ardit Nika i Prishtinës shpëtoi gol të sigurt, pasi që u hodh i tëri dhe ndali topin që po futej në rrjetë. Në minutën 39 Drita erdhi në epërsi kur pas një shpërthimi nga e majta, Krasniqi i iku Ajdinit dhe gjuajti në portë, ku intervenoi portieri Nika e topi u kthye deri te Arb Manaj, i cili nga afërsia e futi në rrjetë për 0:1./kryelajmi.com/.