Presidenti i Dritës, Valon Murseli në një postim në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se Drita ka filluar punimet për stadiumin ndihmës, me bari natyral.
Drita është një nga klubet më të organizuar në Superligën e Kosovës, falë dy presidentëve Murseli dhe Bunjaku, shkruan OLLE.
Por krahas investimeve sportive, tashmë duhet të investojnë në aspektin infrastrukturor. pasi që stadiumi i qytetit në Gjilan, nuk është as afër të jetë i gatshëm për ndeshjet në elitën e futbollit kosovar.