Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim kryesin e klubit futbollistik “Vllaznia” të Pozharanit, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe planet në të ardhmen, me theks të veçantë kushtet dhe mundësit e investimeve në stadiumin e futbollit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan
Kryetari Haliti i njoftoi ata për idenë e ndërtimit të një stadiumi të përbashkët për të dy klubet e komunës së Vitisë KF”Vllaznia” dhe KF”Vitia”. Për aktivitetet e klubit “Vllaznia” , kryetarin Haliti e njoftoi kryetari i këtij klubi Besim Halimi.
Burimet tona nga ky takim kane thënë se përfaqësuesit e Vllaznisë aspak nuk ishin dakord me propozimin që ka dhënë kryetari Haliti për ndërtimin e një stadium të përbashkët të ashtuqujtur olimpik I cili do të ndërtohëj jo në Viti e as në Pozharan, por në Sadovinë të Jerlive !!!! sepse sipas tyre kjo ide është vetëm një iluzion ngase për ndërtimin e një Statiumi “olimpik” sic propozon kryetari Haliti kërkohën shumë më shumë mjete se sa ato që disponon komuna dhe që ka ndarë Ministria dhe se nuk do ti konvenonte as KF Vitisë e as KF Vllaznisë.
Përfaqësuesit të Vllaznisë, kanë propozuar dhe kanë kërkuar nga kryetari Haliti që të mbajë premtimin e dhënë kohë më parë që të rregullohën me parat e ndara nga Ministria e Sportit e Kosovës në shumë prej 600 mijë euro si dhe 200 mijë euro të ndara më heret nga komuna që në mynyrë propocionale me nga 400 mijë euro të investohen në rregullimin e fushave të sportit në Pozharan dhe Viti.
Pozharanasit kanë kërkuar që investimi në stadiumin e futbollit “Ibrahim Kurteshi” të nisin qysh në qershor të këtij viti ngase KF Vllaznia, mëton dhe ka rast ideal që sivjet të kyqet në Supër ligën e futbollit të Kosovës, sepse bazuar në rezultatet e deritashme ata janë pretend kryesor për të kalur në raangë më të lartë të gaarave në Kosovë. Aziz Zuka