SPORTI

Dy kampionët Leotrim Rexhepi e Kemal Biqkaj pushtojnë Majen e Lubetenit 2.498m

Për dy kampionët e sportit të boksit e të atletikës Leotrim Rexhepi e Kemal Biqkaj sot ishte një sfidë mjaftë e rëndë, por e këndshme dhe me plot supriza duke arritur në Majen e Lubetenit në lartësinë 2.498m.

Leotrim Rexhepi e Kemal Biqkaj theksuan se kjo ishte një aventurë e bukur duke shijuar Majen e Lubetenit e cila është maja më e bukur në Malet e Sharrit.

Boksieri profesionist Leotrim Rexhepi i cili po bënë një karrierë tejet të suksesshme në ringjet profesioniste avanturën e pushtimit të majës së Lubetenit e përshkruan me plot emecione.


,, Për mua është kjo hera e parë që pushtoj një naltësi kaq të madhe dhe  ishte një emocion i papërshkruar gjatë ngjitjes kisha disa probleme me frymarrje por me kalimin e kohës u stabilizova u mahnita me bukuritë të cilat i kishte maja e Lubetenit. Për mua është kjo një përvojë ku gjatë do ta mbaj në memorjen time dhe për këtë i falenderohem atletit Kemajl Biqkaj i cili vendosi të jemë bashkëudhëtar i tijë”.

Poashtu veterani i Atletikës Kosovare Kemajl Biqkaj i cili në këtë vit është shpallur kampion i Kosovës për veteranë dhe i treti në Kampionatin Ballkanik të moshës 45-50 vjeç është shprehur tejet i lumtur me bukuritë të cilat i ka Lubeteni.

,, Është diçka shume emocionale dhe krenari të ngjitesh në maje të Lubetenit ti shohësh të gjitha ato mrekulli të cilat nëna natyrë i ka falur. Jam shumë i lumtur që në jetën time do ta kem kujtim të gjatë këtë pushtim në maje të Lubetenit,,

Sportistët pa marrë parasysh degët e tyre profesioniste  sfidat tyre i testojnë edhe në këto sporte ekstreme të vështira por të këndshme kur i pushtojnë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like