Futboll

Dy ndeshjet e para në kampionat, dy goditje të rënda për FC Drita

Fati i keq na ka përcjellur në fillim të kampionatit vendorë që në xhirot e para ku kemi humbur dy lojtarë për një pjesë të gjatë të sezonit për shkak të lendimeve të marra.

Në ndeshjen e parë të luajtur përballë FC Ferizaj kemi humbur për një kohë të gjatë qendërmbrojtësin tonë Hasan Gonda i cili la ndeshjen në gjysëm dhe pas egzaminimeve mjekësore u konstatua që ka këputut ACL ligamentin kryqëzorë.

Në ndeshjen e dytë me radhë të zhvilluar në shtëpi në përballjen me FC Malisheva lojtari ynë Ilir Mustafa largohet nga loja për shkak të një lëndimi që poashtu pas egzaminimeve mjekësore rezulton që ka këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut.

Dyshja Gomda-Mustafa do të jenë jashtë fushave për një kohë relativisht të gjatë dhe do të jenë mungesë e madhe në ekip.

Gomda do ti nënshtrohet operimit të martën e ardhshme ndërsa për Ilir Mustafën do të shohim gjatë ditëve në vijim.

Lëndime të natyrave të rënda klubin tonë e kanë përcjellë edhe vitet e kaluara dhe se shkaktarë kryesorë për këto lëndime duket se janë stadiumet sintetike dhe infrastruktura e keqe në mbar vendin.

Duke shpresuar se gjithçka do të shkoje mirë dhe ndërhyrjet kirurgjike të kalojnë me suksese, Hasani dhe Iliri me ndihmën e zotit do të kthehen edhe më të fortë dhe klubi do ti qëndrojë afër për ta kaluar sa më leht këtë sfidë.

Forca Hasan🤍 Forca Ilir💙

You Might Also Like