LAJME

Dy rrugët e Selishtes së Gjilanit asfaltohen në fund të tetorit

Gjilan, 2 tetor 2018 – Komuna e Gjilanit po vazhdon me ndërtimin e dy rrugëve në fshatin Selishtë të Grykës së Karadakut në gjatësi prej rreth dy kilometrash, e cila është mjaft e rëndësishme për qarkullim të banorëve.

Punimet i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe ai i Urbanizmit, Bekim Bajrami, të cilët prej operatorit kanë marrë zotimin se në fund të muajit tetor do të asfaltohen këto rrugë sipas standardeve më të larta.

“Në këto dy rrugë, të cilat po i ndërtojmë me mjete vetanake, kemi pasur vonesa dhe i kemi dhënë ultimatum operatorit që deri në fund të këtij muaji t’i realizoj sepse tashmë po i ofrohemi stinës së dimrit dhe asfaltimi i këtyre rrugëve është jetik për banorët e Selishtes. Kemi ngecje edhe tek arteria kryesore për shkak se Ministria e

Infrastrukturës nuk i ka lëshuar mjetet”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai ka informuar se Komuna po vazhdon me investime me dinamikë të madhe edhe në fshatra tjerë dhe në lagje të qytetit në ndërtimin e katërshes infrastrukturore, ku përfshihen rrugët, kanalizimi, rrjeti i ujësjellësit dhe ndriçimi publik.

You Might Also Like