Futbollisti malazez Bojan Roganoviq luan për Torpedon e Moskës e vëllai i tij Marko Roganoviq luan për SC Gjilanin. Duke qenë njëri në njërin skaj të Evropës e tjetri në skajin tjetër, ata kishte kohë që nuk ishin takuar dhe ishte pikërisht Turqia që i kishte bërë bashkë. Marko Roganoviq, që luan për SC Gjilanin në repartin e mbrojtjes, bashkë me ekipin e tij po i vazhdojnë përgatitjet në Antalya në Turqi, andaj ishte kjo një mundësi e mirë për Bojanin që të vizitojë vëllain e tij, gjë e cila nuk u shpëtoi fotografëve të SC Gjilanit, të cilët e filmuan këtë moment.
Ndrushe, sot më 23 janar 2025, Gjilani ka paraparë të zhvillojë ndeshjen miqësore me ekipin Elimai nga Kazakistani, e cila ishte paraparë të zhvillohej më 22 Janar në kompleksin Calista në Antalia të Turqisë, por që ishte shtyrë për një ditë më vonë, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka prekur gjithë zonat e qytetit bregdetar. /kryelajmi.com/.