Kosova edhe nderkombëtarisht është e njohur me kufijtë aktual dhe kjo çështje nuk duhet të behët temë e ditës pasi ne po humbim kohë dhe aspektet e brendshme të zhvillimit ekonomik po mbeten përtej realiteti dhe ecjes përpara. Bisedat normal që duhet të bazohen në kushtetutën e Kosovës të cilën edhe vetë Thaçi si president e ka proklamuar gjatë tërë kohës kurse proklamimi për ndryshim kufij nuk paraqet rrezik për njohje reciproke në kufijtë aktualë që ka Kosova dhe që është e njohur ndërkombëtarisht me mbi 100 shtete. E rëndësishme në këtë situatë ndërkombëtare është se vetë shqiptarët e Kosovës bisedojnë për të ardhmen e tyre Evropiane. Gjithçka që vendoset në Bruksel do ti kthehet parlamentit të Kosovës dhe aty do të merr verdiktin për njohje reciproke të dy shteteve. Të gjitha këto debate ma shumë i ngjajnë folklorizmit politik se që ka në esencë diçka përtej formësimit shtetëror të njohur ndërkombtarisht. Demilitimi dhe demarkimi janë procese tjera që nuk kanë të bëjnë më ndryshime kufijsh as edhe ndërrime të territoreve. Andaj qetësisht duhet të shikohet raporti me Serbinë dhe të zgjidhet problemi shekullor me ta me njohje reciproke. Izmi Zeka