Viti

Edhe humanisti Vezir Ramushi, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nderuar sot me mirënjohje humanistin vitias z. Vezir Ramushi. i cili jeton në mërgim. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, ju është mirënjohës z. Ramushi për atë se çka ka bërë për njerëzit në nevojë.

E humanisti Vezir Ramushi i cili është nga fshati Radivojcë të Vitisë, ka qenë i angazhuar në shumë aktivitete humanitare me të cilën shumë familje skamnore janë bërë me shtëpi të reja.

Ai po ashtu përmes bamirësve të tjerë të cilët kryesisht kanë përkrahur shoqatën “Nëna dhe Fëmijët e Lumtur “ me seli në Prishtinë, po ndihmojnë vazhdimisht rreth 600 familjeve skamnore. Përndryshe ai falënderoj Kryetarin Haliti, për këtë mirënjohje duke potencuar se ai aktivitetin humanitar do të zhvilloj edhe me tej.

Vezir Ramushi shtoj se ata po shikojnë mundësitë që shoqata “Nëna dhe fëmijët të lumtur” të hapin një Zyre në Viti.

Përndryshe ai falënderoj mërgimtarin vitias Sali Abdullahu i cili po ashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme parash që një familje nga fshati Capar i Gjilanit e cila falë bamirësve si ai është bërë me shtëpi të re.Aziz Zuka

You Might Also Like