Futboll

Edhe një trofe rajonal zbukuron vitrinat e gjimnazit, vashat kampione në futsall

Vashat e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“ nga Gjilani janë kampione rajonale në futsall, garë, e cila sot është organizuar në Palestrën e Sporteve „Bashkim Selishta – Petriti“. Të përzgjedhurat e profesorit të Kulturës Fizke dhe Sportit, magjistër Blerim Shala, kanë qenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre nga Kamenica dhe Vitia.

Fillimisht gjimnazistet gjilanase mposhtën bashkëmoshataret e tyre nga Kamenica, nxënëset e Shkollës së Mesme të Lartë “Sejdi Kryeziu“ me rezultat tw thellw 3:0. Më pas në finale janë përballur me nxwnwset nga Vitia, nga Gjimnazi „Kuvendi i Lezhës“ me rezultat  2:0.

Pesë golashënueset e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“ ishin: Agnesa Bislimi, Leona Maloku, Alea Syla dhe  Ema Maliqi.

Formacioni: Adea Mustafa, Ema Maliqi, Medina Ramadani, Aulona Lakna, Fatbardha Limani, Enea Isufi, Mbaresa Avdyli, Leona Maloku, Agnesa Bislimi, Alea Syla. Kryetrajner: Blerim Shala.

Kryetrajneri Blerim Shala, ka thënë se vashat do të përgatiten edhe më mirë, për garat republikane, në të cilat priten rezultate të mira.

Për këtë sukses, nxënëset i ka përgëzuar edhe drejtori Bekim Mustafa, i cili u ka uruar suksese edhe në garat e tjera, duke thënë se shkolla me të gjitha kapacitetet e saja do t’i përkrahë këto vasha.

You Might Also Like