Arti pamor

EKSPOZITË E ARTIT PAMOR ME NGJYRAT E FLAMURIT TË KOSOVËS

 

Me rastin e 15- vjetorit e tё shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs nё Gimnazin ”Xhavit Ahmeti” u çel ekspozita tradicionale kolektive me punime tё nxёnёsve. Dominojnё ngjyrat e flamurit tё Kosovёs, pёrmes kartolinave modeste, kolazheve me tematikё tё pavarёsisё sё Kosovёs, duke filluar me Skenderbeun, Ismail Qemalin, dr.Ibrahim Rugovën, heroin tonё kombёtar Adem Jasharin, poashtu heroin tonё Agim Ramadani, emblema e UÇK-sё, deklarata e pavarёsisё sё Kosovёs, shumё flamujë tё Kosovёs, flamujë tё shteteve mike qё ndihmuan qё shteti ynё tё jetё i pavarur; pëllumba tё cilёt simbolizojnë lirinё, 17 shkurtin etj.

Pastaj shohim tё shkruar dhe emra tё tё rinjve qё po na bёjnё krenarё me arritjet e tyre si: Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Lorik Cana, Bebe Rexha, Granit Xhaka, Emir Lenjani “Shok”; Xherdan Shaqiri etj.

Përveç punimeve tematike, nё kёtё ekspozitё kemi prezantuar edhe punime me tematikё tjetër shkollore: peizazh vjeshte, ritmi, harmonia dhe kontrasti i ngjyrave, natyrё e qetё, kompozicion etj.

Magbule Xhemaili

You Might Also Like