Viti

EVSB E VITISË MBYLL ME SUKSES FUNDVITIN 2019

Viti që po e lëmë pas ishte viti më i suksesshëm për EVSB-në.
Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu është tejet i lumtur me të arriturat për vitin 2019 dhe shpreson që EVSB në vitin 2020, të arrij të realizoj edhe shumë projekte tjera,të cilat kanë të bëjnë me zvogëlimin e krimit dhe sigurinë e qytetarëve vitias.
Është një vit më i suksesshëm, më i suksesshmi për EVSB-në, jo vetëm për të gjitha rezultatet e projekteve, por për organizime të shumta të takimeve,të tryezave e trajnimeve që kanë të bëjnë me dukurit negative etj. Të gjitha kanë pas një organizim dhe rezultat të jashtëzakonshëm.
Të gjitha projektet e bëra gjatë vitit që po e lëmë pas janë realizuar si rezultat i një bashkëpunimi të mirë me PK-në dhe Institucionet Komunale të Vitisë.
Jam krenar që i prijë këtij Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi,në Komunën e Vitisë.
EVSB, po e përmbyll fundvitin me projektin e fundit, kundër përdorimit të mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve.
Me këtë rast EVSB edhe njëherë fton qytetarët që të jenë afër fëmijëve të tyre dhe mos ti lejojnë të përdorin fishekzjarrë.
Edhe Policia e Kosovës(PK), sigurisht se ka planifikuar masat me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për gjithë qytetarët tanë.
Në ndërrimin e viteve, EVSB, u kërkon qytetarëve të jenë të kujdesshëm në përdorimin e fishekzjarrëve, duke evituar përdorimin e tyre nga fëmijët.
Hedhja e fishekzjarrëve të bëhet në mënyrë të kontrolluar në sheshet ku ato ndizen në natën e ndërrimit të viteve.

Emërllahu, falënderon të gjithë mbështetësit pa dallim si: MPB/DSB,PK,ICITAP-in dhe gjithë mekanizmat tjerë, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë EVSB-ve. Dhe uron festat e fundvitit.
Gëzuar vitin e ri :2020.

Koordinatori i EVSB-së,për Komunën e Vitisë:
Imri Emërllahu.

You Might Also Like