Pas një periudhe katërvjeçare, Hamdi Namani, ka zhveshur fanellën e FC Drita dhe ai do të jetë pjesë e ndonjë ekipi tjetër. Këtë të martë, FC Drita dhe Hamdi Namani kanë ndarë rrugët, kurse ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ka çmuar kontributin e mesfushorit të deridjeshëm, duke i dëshiruar atij çdo të mirë në jetë.
Ja postimi i plotë i FC Drita:
FALEMINDERIT LUM
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin tonë Hamdi Namani. LUMI erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katërvjeçare arriti 139 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Klubi jonë e falënderon LUMIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Paq fat LUM NAMANI
FC DRITA