Futboll

FC Drita i nis përgatitjet me kryetrajnerin e ri

Ai filloi punën një ditë pasi u zyrtarizua si trajner i tre herë kampionit të Kosovës.

Thaqi nuk e fsheh objektivin e klubit që është trofeu kampion i Superligës së Kosovës dhe këtë ai e kishte theksuar që në promovimin e tij, por do të ketë punë të vështirë, ngase përballë do të ketë një kundërshtar të fortë, Ballkanin nga Suhareka.

Arsim Thaqi u emërua si shef i shtabit teknik të Dritës pas shkarkimit të Ardian Nuhiut, kurse në të kaluarën trajneri 51-vjeçar ka drejtuar skuadrat si 2 Korriku, Trepca`89, Prishtina, Flamurtari e së fundi Malisheva.

You Might Also Like