Trashëgimi

FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA VIZITUAN MUZEUN

Fëmijët me nevoja të veçanta, në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor,përmes stafit të Qendrës së Kujdesit ditor “PEMA” në Gjilan, e shënuan këtë Ditë përmes një vizite që e realizuan në Muzeun e Qytetit.

Zonja Gjylshen Berisha, zyrtare e QRTK e ngarkuar për çështjen e Muzeut, i rpiti ngrohtësisht dhe i njoftoi me një pjesë të trashëgimisë kulturore të Rajonit të Gjilanit që tashmë është ekspozuar dhe ruhet në Muzeun e Qytetit.

Fëmijët me nevoja të veçanta, pjesë e kësaj Qendre, të shoqëruar nga stafi profesional i saj, e llogaritën këtë vizitë si një nga orët më të mira mësimore, që e përjetuan pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor.

You Might Also Like