ARSIMI

Festim Shkodra, profesor i dalluar i matematikës

          Më 21/06/2017 në Gjilan, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festave të lirisë i ka nderuar me mirënjohje disa personalitete të dalluara të kësaj komune, për merita të veçanta të tyre. Me një mirënjohje të këtillë u nderua edhe Festim Shkodra, profesor i matematikës nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

 
Më 21/06/2017 në Gjilan, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festave të lirisë i ka nderuar me mirënjohje disa personalitete të dalluara të kësaj komune, për merita të veçanta të tyre. Në mesin e këtyre gjilanasve, këtë herë nga mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit u  nderua profesori i matematikës Festim Shkodra nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan,  me motivacion: për arritje të larta në procesin edukativo-arsimor në përgatitjen e nxënësve-studentëve (ku shumë nga ata, nëpër gjenerata janë treguar mjaft të suksesshëm në gara të ndryshme, universitete të vendit dhe të jashtme si dhe vendet ku jetojnë dhe punojnë tani), për organizimin me sukses për vite me rradhë të olimpiadave matematike të Gjilanit si dhe për kontributin e dhënë në ngritjen e nivelit të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies së matematikës në të gjitha nivelet e shkollave të Komunës së Gjilanit e më gjerë, përmes trajnimeve të shumta të mbajtura me mësimdhënës. 

Mirënjohja për profesorin Festim Shkodra, është njëkohësisht nder edhe për Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, për punën e madhe që bëhet në të. Punë kjo që këtë shkollë po e bën gjimnaz elit në vend, për sukseset e arritura nga nxënësit dhe mësimdhënësit e tij.

Profesori i matematikës Festim Shkodra ka arritë që permes përgatitjes shkencore që ka, përkushtimit të tij në procesin edukativo-arsimor dhe aftësive të mëdha interpretuese të tij t’ua bëj nxënësve matematikën të lehtë, interesante, praktike dhe të dashur. Ai këtë po e arrin pos tjerash edhe falë përcjelljes së trendeve bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies së matematikës në botë. Këtë ia  mundëson atij edhe njohja e gjuhës angleze dhe frënge dhe përcjellja e literatures profesionale në këto gjuhë si dhe bashkëpunimi edhe me kolegë nga jashtë vendit. Ai poashtu ka kryer me dhjetëra trajnime të organizuara nga MASHT-i dhe organizata vendore dhe të jashtme që veprojnë në fushën e arsimit në Kosovë. Në saje të kësaj pune cilësore të tij, ka arritë të nxjerrë gjenerata të arta nxënësish që janë krenari jo vetëm për Komunën e Gjilanit por edhe për shtetin tonë. Kështu shumë ish-nxënës të tij sot janë studentë të dalluar nëpër universitete të ndryshme të vendit dhe botës së jashtme, duke filluar nga studimet bachellor e deri në doktorata. Por shumë nga ta sot ndodhen edhe në vende të ndryshme pune, me përgjegjësi të larta profesionale në Kosovë dhe jashtë saj.

Ai përmes njohurive të teknologjisë bashkëkohore që ka dhe angazhimit të tij, ka arritë që gjatë gjatë punës së tij të bëj një lidhje të mire të matematikës me lëndët tjera mësimore, posaçërisht me shkencat e natyrës, TIK-un dhe jetën reale në përgjithësi. Të gjitha këto ka arritë që mjaft mire t’i shfrytëzoj në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies bashkëkohore të matematikës. Duke iu mundësuar kështu nxënësve që të gjithë të përfshihen në aktivitetet e mësimnxënies dhe që ata vetë të gjejnë përgjigjen e pyetjes më të shpeshtë të tyre që e kanë: “Pse na duhet matematika?” .

Profesori Festim Shkodra është poashtu koordinator i olimpiadave matematike  të Gjilanit për vite me rradhë. Këto olimpiada janë organizuar me standarde tejet të larta dhe janë shembull për të mirë në Kosovë, Shqipëri dhe trevat tjera shqiptare. Kuptohet në realizimin me sukses të këtyre olimpiadave rol me rëndësi ka pasur edhe përkrahja në vazhdimësi e Komunës së Gjilanit dhe bashkëpunimi me kolegët nga të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit. Puna individuale e nxënësve talentë të matematikës, mbështetja e tyre nga prindërit, puna e palodhshme e mësimdhënësve të tyre në të gjitha nivelet e shkollimit si dhe organizimi cilësor i olimpiadave komunale të matematikës në Gjilan, ka bërë që këta nxënës të arrijnë suksese të larta në nivel, regjional, shtetëror, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ku për këto suksese Gjilani sot shquhet si qytet i matematikës nga komunat tjera të Kosovës e më gjerë. Profesori Festim Shkodra, sivjet si anëtar i bordit të Garës Kangaroo Kosova dhe si koordinator regjional për Anamoravë, organizoi për herë të parë Garën Math Kangaroo në Gjilan, si dhe ndihmoi organizimin e saj në Viti dhe Kamenicë. Poashtu ai ndihmoi edhe disa regjione tjera të Kosovës në organizimin e kësaj gare. Pra profesori Festim tërë përvojën e tij pozitive nga këto organizime ua ka bartur  me kënaqësi edhe shumë kolegëve nga komunat tjera të Kosovës. Ai ju afroi ndihmë edhe kolegëve të tij nga kimia që organizuan për herë të parë olimpiadën e kimisë në Gjilan dhe në nivel vendi.

Profesori Festim Shkodra, është njëkohësisht edhe trajner-kryetrajner republikan i mësimdhënësve të klasave 1-12 për mësimdhënien dhe mësimmxëniaen e matematikës, kurrikulës së re, vlerësimin sipas taksonomisë bashkëkohore dhe dhjetëra programeve të tjera bashkëkohore të arsimit të përgatitura nga MASHT-I, GIZ-i, USAID-i KEC-i etj.  Ai përmes trajnimeve qe po mban për vite me rradhë sipas këtyre programeve, po ndihmon rritjen e cilësisë së arsimit në përgjithësi dhe matematikës në veçanti në Komunën e Gjilanit dhe anembanë Kosovës. Ku grupet e e mësimdhënësve të trajnuara nga profesori Festim dalin ndër më të suksesshmet në Kosovë, sipas raporteve të organizatava mbikqyrëse të këtyre trajnimeve. Por mjaft fjalë të mira për punën e tij në këto trajnime kanë edhe vijuesit e këtyre trajnimeve nga Gjilani dhe komunat tjera të Kosovës.

Profesori Festim ishte edhe pjesë e komisioneve punuese të MASHT-it për rishikimin e Kurrikulës së Re në fushën e matematikës, ku ai dha kontribut të çmuar. Ai poashtu mori pjesë edhe në grupet punuese për fillimin e maturës elektronike (e-maturës) në Kosovë. Këtu ai ishte njëri ndër hartuesit e detyrave nga fusha e matematikës për e-maturë dhe përgatitjes në formë elektronike të tyre. Poashtu profesori Festim mori pjesë aktive edhe në shumë konferenca dhe debate të organizuara gjatë viteve të fundit për arsimin në përgjithësi si dhe mësidhënien dhe mësimnxënien e matematikës në veçanti.

You Might Also Like