Florim Zuka, president i Gjilanit ka uruar një nga një të gjithë lojtarët e Gjilanit, të cilët këtë të shtunë fituan me rezultat 0 :2 ndaj Dritës.
Ishte kjo fitore që ngjall shpresa të mëdha tek Gjilani, andaj presidenti i këtij klubi ka uruar udhëheqjen e klubit, kryetrajnerin Gentjan Mezani, shtabin teknik dhe të gjithë lojtarët. Kjo është parë edhe pas ndeshjes, kur presidenti përqafonte me radhë të gjithë akterët e kësaj ndeshje.