Futboll

Fundi ishte fatlum për Gjilanin

Gjilani ka vazhduar pa humbje në këtë kampionat, por nuk e ka arritur atë që e kishte synim para ballafaqimit me Vllaznimin, ngase e deshi fitoren e në fund u desh të pajtohet me barazim.

Vendasit mirë e kanë nisur ndeshjen dhe që në minutën e 13 e kanë trandur tërthorësen e Altik Muhaxhirit, mirëpo njëzet minuta më pas Ergon Hyseni ka bërë një gabim trashanik, kur nxori topin nga vija e skajshme dhe ia dha zëvendësuesit Memaj, i cili shpërtheu nga e majta, harkoi në anën e kundërt dhe Zeneli futi topin në portën e zbraztë.

Që nga kjo minutë, Vllaznimi deri në fund u mundua të zhagis lojën dhe kësaj ia doli deri një minutë pa përfunduar ndeshja, kur pas një tollovie në brendi, më së miri u gjet Filonit Shaqiri, i cili futi topin në rrjetë.

You Might Also Like