Mirlind Daku ka pasur një vizitor shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë.
Sulmuesin gjilanas e ka vizituar bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadanit.
Daku kishte shënuar gol ndaj Polonisë dhe kishte zhveshur fanellën ku në shpinë ka tatuazhin e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.
Në një lidhje direkte mes Dakut dhe Shukrije Ramadanit, sulmuesi gjilanas e kishte ftuar atë që ta vizitonte.
Tani ajo e ka vizituar ku ka marrë dhuratë një fanellë dhe ështëtakuar edhe me futbollistët tjerë të Shqipërisë.
“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun, dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook.