Futboll

Gashi: Duke u mbrojtur mëtuam të nxjerrim një pikë

Sahit Gashi, kryetrajner i Besës kishte ardhur në Gjilan për të marrë një pikë dhe në fund mbeti pa asnjë, ngase ekipi i tij pësoi me rezultat 2:0 në ballafaqim me Dritën.

“Erdhëm për t’u mbrojtur dhe për të nxjerrë një pikë, të vetëdijshëm se deri më tash nuk kemi marrë asnjë pikë jashtë fushës sonë. Mirë u mbrojtëm deri 20 minuta pa u mbyllur ndeshja dhe pas një gabimi pësuam. Pas golit të pranuar motivi ynë ra, andaj pësuam edhe për herë të dytë dhe nuk ia arritëm qëllimit”, ka thënë Sahit Gashi, kryetrajner i Besës.

You Might Also Like