Universiteti i Prishtinës përfundoi me sukses procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj. Profesori nga Gjilani, prof. dr. Arben Musliu është zgjedhur dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. Ai ka marrë besimin e Këshillit të ri të Fakultetit, të cilin ai do ta drejtor për katër vitet e ardhshme.
Ndryshe, prof. dr. Arben Musliu, studimet themelore i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ato të magjistraturës në SHBA, kurse doktoratën e ka mbaruar në Shqipëri. Ai është autor i dhjeta punimeve shkencore të indeksuara në platforma kredibile dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në Departamentin e Agrobiznesit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të UP-së.
Në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultetet e ndryshme të universitetit.
Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve.
Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:
- Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi
- Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri
- Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu
- Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi
- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari
- Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj
- Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi
- Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi
- Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci
- Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka
- Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj
- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca
Mandati i dekanëve të rinj fillon me 1 tetor 2024, me fillim të vitit të ri akademik.