Gjilan

Gjilani e Korça, nxënësit marrin përvojë nga njëra-tjetra

Nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani për një javë kanë qëndruar në Korçë, në Shqipëri, ku nga afër janë njohur me procesin mësimor në këtë qytet të Shqipërisë, kanë bashkëjetuar me familje shqiptare dhe kanë krijuar miqësi të reja me vëllezërit e motrat e tyre nga Shqipëria.

Tashti, pas një jave shoqërimi e mësimi në Korçë, mikpritësit shqiptarë i kanë kthyer vizitën e tyre nxënësve gjilanas.

Pesë nxënësit nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” kan pritur pesë nxënës nga shkollat e mesme të Korçës dhe ata këtë të martë i kanë bërë një vizitë Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan e ku i pranishëm ishte edhe Nazim Gagica, drejtor i Arsimit, Majlinda Marku – Hoxha, zyrtare për Arsimin e Mesëm dhe Bekim Mustafa, drejtor i gjimnazit në cilësinë e mikpritësit.

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në Gjilan, ka theksuar se është shumë i kënaqur që ka një bashkëpunim në mes të nxënësve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Ai ka thënë se janë këto përvoja të reja, që janë shumë të dobishme dhe u ka thënë nxënësve nga Korça se Gjilani do të jetë i tyre gjatë kësaj jave dhe se nxënësit tanë atje kanë marrë përvoja të reja, kurse beson se edhe nxënësit shqiptarë do të dërgojnë përvoja të mira në Shqipëri. Ngjashëm është shprehur edhe Majlinda Marku – Hoxha, zyrtare e arsimit në DKA, kurse Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka theksuar se nxënësit tanë patën një përvojë të mirë në Korçë.

Nxënësit nga Shqipëria, Ester Spaillari, Stela Çeta, Kilena Mujollari, Françeska Zisko dhe Marsien Isak, shumica pre të cilëve për herë të parë ishin në Kosovë theksuar se janë shumë të kënaqur me mikpritjen  që u është bërë dhe se u kënaqën në Kosovë në këto ditët e para. Ata thanë se edhe për nta qëndrimi në Gjilan është një përvojë e mirë dhe që në fillim kanë vërejtur se planprogrami arsimor është pak më ndryshe e më ndryshe është edhe mënyra se si mbahen orët, ku për qëllim është ngarkimi me më pak libra i nxënësve.

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” nxënësve nga Shqipëria u ka dhuruar nga një dhuratë modeste, që t’a kenë kujtim nga Gjilani.

You Might Also Like