Gjilan

Gjilani ka çka të mësojë nga Çekia

Gjilani ka çka të mësojë nga Çekia, kurse vizita e ambasadorit çek Ivo Shilhavi, Gjilanin e bënë krenarë, ngase mund të shërbejë në marrjen e përvojave dhe të njohurive. Kështu ka theksuar Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, që ka thënë se shteti çek e ka përvojën e Evropës së Vjetër dhe asaj të resë.

Ivo Shilhavi, ambasador i Çekisë në Kosovë, thotë se sa herë që ka qenë në Gjilan dhe në Pogragjë, atij i është bërë respekt. Sipas tij, është me rëndësi që ambasadorët të mos rrinë vetëm në Prishtinë, por që të dalin edhe jashtë saj. Ai ka thënë se Çekia ka traditë të bashkëpunimit me Kosovën, sikurse që një shkollë e Pragës ka bashkëpunim me Shkollën “Liria” të Pogragjës. Ai tha se ky bashkëpunim ka nisur para një viti dhe se tashti bashkëpunimi është i shkëlqyer dhe presin që i njëjti të vazhdojë edhe të ardhmen. Dy shkollat tashmë kanë hapur një faqe të përbashkët interneti, në të ardhmen pritet që nxënësit çekë ta vizitojnë Pogragjën e më pas edhe pogragjasit do të vizitojnë Çekinë.

You Might Also Like