Futboll

Gjilani me kryetrajner nga Shqipëria

Gentjan Mezani është trajneri më i ri i SC Gjilani. Megjithëse mungon ende zyrtarizimi, marrëveshja në parim është arritur dhe kjo është konfirmuar nga drejtuesit e klubit gjilanas ekskluzivisht për Gazetasheshi.com.

Por, si erdhën kuqebardhët deri te zgjedhja e Mezanit?

Praktikisht Mezani ishte një emër i përfolur në kampin gjilanas tash e një kohë të gjatë për të marrë drejtimin e skuadrës, por bisedimet kanë përfunduar me sukses vetëm këtë të martë, me ç’rast pritet të ndodh edhe zyrtarizimi.

Mezani, 43 vjeçari është nga Vlora dhe karrierën e ka nisur pikërisht në vendin e tij të lindjes me moshat e Flamurtarit, për të marrë në vitin 2016 edhe zyrtarisht detyrën e shefit të shtabit teknik në ekipin e parë të kësaj skuadre duke zëvendësuar në stol Gugash Maganin.

Pasi drejtoi Flamurtarin deri në fundin e edicionit Mezani i ndau rrugët me ekipin e fëmijërisë, derisa nga viti 2017 u bë pjesë e Laçit, ekip me të cilin shkruajti historinë.

Mezani drejtoi Laçin për 31 ndeshje, me ç’rast arriti ta plasonte në finalen e Kupës së Shqipëris (1-0 humbje nga Skënderbeu) dhe arriti të siguronte pozitën e katërt njëherit siguroi edhe pjesëmarrjen ne Evropë për ekipin kurbinas.

Po këtë vit ai u shpall trajneri më i mirë në vend.

Mezani në edicionin e fundit drejtoi ekipin e Luftëtarit të Gjirokastrës, por që u dorëhoq në janarin e këtij viti. Me Luftëtarin ai zhvilloi 19 ndeshje dhe ishte renditur në mesin e tabelës.

Ashtu siç raportoi Gazetasheshi.com Mezani pritet të prezantohet këtë të martë në kampin kuqebardh, ndërkohë seancën e parë stërvitore pritet ta zhvillojë gjatë të mërkurës.

Ai do ta zëvendësojë Alban Hysenin, i cili drejtoi ekipin në pesë ndeshje që pas largimit të Sedat Pajazitit një muaj e gjysmë më parë.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like