Futboll

Gjilani – Llapi, ky është orari dhe gjyqtari kryesor

Janë deleguar gjyqtarët për dy sfidat gjysmëfinale në Kupën e Kosovës. Gjilani – LLapi dhe Prishtina – Vushtrria. Edhe Gjilani edhe Prishtina kishin arritur fitore si mysafirë ndaj kundërshtarëve të tyre, Llapit, gjegjësisht Vushtrrisë me rezultat 2:1.

Ndeshja Gjilani – LLapi, që do të zhvillohet të mërkurën më 19 prill në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan do të nis në ora 15 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Gramoz Shala me ndihmësit Besnik Morina e Granit Hyseni.

Derisa ndeshjen Prishtina – Vushtrri do t’a drejtojë gjyqtari nga Gjilani, Mervan Bejtullahu./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like