Futboll

Gjilani luftoi burrërisht

Pengesa e quajtur Ballkani i Suharekës më në fund u kalua me sukses. Gjilani disa herë radhazi ishte mposhtur nga suharekasit sa n Gjilan e sa jashtë , por më në fund u arrit fitorja aq e pëlqyer, e cila për bardh e kuqtë ka rëndësi të dyfishtë, tri pikë dhe kreu i tabelës. Për të ardhur deri te fitorja nuk ishte edhe aq lehtë. Pjesa e parë thuajse ishte e nivelizuar, pa raste të shumta shënimi, por me një lojë shumë të bukur.

Në pjesëlojën e dytë, Gjilani më me ngulm e kërkoi golin dhe atë e arriti në minutën 47, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Gerhard Prognit iu desh të gjuaj dy herë, për të mposhtur portierin mysafir.

Kjo ndeshje pati të veçantat e veta, lëndimin e rëndë të Kushtrim Shabanit, që në minutën e tretë dhe përjashtimin e kryetrajnerit mysafir Ismet Munishi, i cili nuk pajtohej me vendimet e gjyqtarëve.

Në fund Gjilani – Ballkani 1:0.

You Might Also Like