Nën udhëheqjen e kryetrajnerit të ri, Alban Hyseni, Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim në ballafaqim me Feroniklin nga Drenasi. Në një lojë të hapur, të dy ekipet patën rastet e veta, por Gjilani pati më shumë nga loja dhe nuk ia doli të shënojë. Rezultati ka mundur të jetë më ndryshe, port ë dy ekipet kanë huqur shumë raste. Gjithsesi se rasti më I mirë ishte për Thaçin, I cili pak para fundit të ndeshjes u gjet I vetmuar përballë portierit Maloku, por duke u munduar t’a parabolojë atë, paraboloi edhe tërë portën dhe rasti shkoi në pakthim.