Klubi i Futbollit Gjilani ka transferuar edhe një lojtar të ri. Bëhet fjalë për ish- mesfushorin e Vushtrrisë, lojtarin e talentuar Dior Zabërxha.
Ky lojtar që tashti do të bartë fanellën kuq e bardhë, më herët pos për KF Vushtrria kishte luajtur edhe për Vllaznimin e Gjakovës. Zabërxha, që tashti është 22- vjecar, më herët kishte luajtur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës U-21.