Futboll

Gjilani U-21 me tre lojtarë më  pak në fushë e mundi Lirinë në fushë të vet

Gjilani U-21 mposht Lirinë U-21 si mysafir 1-0 me 3 lojtarë më pak në fushë, pasi të 3 lojtarët u ndëshkuan me të kuq.

Fillimisht Lorent  Rafuna është ndëshkuar me karton të kuq në minutën 41, më pas, në minutën 76  pas  dy kartonëve të verdhë me të kuq është ndëshkuar edhe Altin Rudaku. Djemtë që po udhëhiqen nga Genc Sermaxhaj, përkundër se ishin me dy lojtarë më pak në  fushë, ia dolën që të shënojnë  përmes Albios  Ramushit në minutën 82,kurse krejt në fund  te SC Gjilani U-21 me të kuq pas dy të verdhëve është ndëshkuar galashënuesi Albios Ramushi dhe kështu ata mbetën me tre lojtarë më pak në fushë, por edhe  përkundër kësaj ia dolën që të shënojnë fitore.

Gjilani U-21 e nisi mbarë sezonin pranveror pas kësaj fitoreje spektakolare në Prizren.

You Might Also Like