Pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit për të ruajtur statusin e elitarëve në moshat e 17 vjeçarëve në nivel vendi. SC Gjilani në pesë ndeshjet e fundit mposhti KF Ferizaj (2:3), KF Gjakova (2:0), FC Prishtina (0:3 në tavolinë), Trepça 89’ (2:0) dhe sot Trepçën e vjetër (3:5).
Fitore në udhëtim te kundërshtari Trepça, për t’a mbyllur kështu një edicion të vështirë, por me fund të mirë.
Puna e stafit teknik dhe futbollistëve është shpërblyer, por nuk ka përfunduar, është thënë në postimin e SC Gjilani, ku është shtuar se futbollistët të cilët ishin pjesë e kësaj moshe tani vijojnë rrugëtimin me ekipin U19, ndërsa presin dhjetra të tjerë për t’u bashkuar me gjeneratën U17 po në Superligë, ekipin e vetëm nga regjioni ynë.