Komunikacion

Gjoba në trafikun rrugor

Gjilan, 18 mars 2025

Njësite Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në dy raste të ndara kanë shqiptuar gjoba në trafik ndaj dy ngasësve, ku në rastin e parë ngasësi i automjetit në pikë kontrolli me radar është hasur duke tejkaluar shpejtësinë e lëvizjen në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut ka qenë 50 km/h në 111 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muajsh.

Në rastin e dytë është hasur drejtuesi i automjetit i cili ishte duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, përsëritje e kundërvajtjes së njëjtë për herën e dytë. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muajsh.

You Might Also Like