Mesfushori i FC Dritës në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit ka zhvilluar ndeshjen e 100-të jubilare për bardhekaltrit nga Gjilani.
Në 100 ndeshje, Namani ka luajtur për 7 mijë e 101 minuta lojë, nga ku ka shënuar 15 gola.
Përmes një postimi në facebook, FC Drita sot përmes drejtorit të tyre Feti Murselit e kanë nderuar Namanin me mirënjohje.
Shkrimi i plotë:
Namani 100 ndeshje me DRITËN
Futbollisti ynë, Hamdi Namani ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve zyrtare me klubin tonë, FC DRITA.
Namani që nga transferimi është paraqitur në 90 ndeshje kampionale, 6 në Kupën e Kosovës, 1 në Superkupë dhe në 3 ndeshje ndërkombëtare në Evropë.
Në total, Hamdi Namani ka kontribuar me 7 mijë e 101 minuta lojë, nga ku ka shënuar 15 gola.
Faleminderit Lum, suksese!